top of page
medius.jpg

REVISTA SHKENCORE MEDIUS

Instituti “Medius” është përqëndruar në fushën e publikimeve dhe botimeve të veprave të një natyre të spikatur në fushat me të cilat “Medius” ka përqëndruar punën e vet. Po ashtu, Instituti boton edhe organin e tij periodik, Revistën “Medius”. Revista është e projektuar si njësi kulturologjike, akademike, esseistiko-letrare, me artikuj eksluzivë, ku synohet hulumtimi drejt një koncepti shkencor rreth debateve të sotme kulturore, letrare, sociale, historike dhe filozofike si dhe pikëpyëtjeve mbi ekzistencën, besimin, përballjen me sfidat e qytetërimeve.

Revista synon të jetë pjesë e debatit elitar, duke synuar edhe orientimin e tij drejt së vërtetës dhe faktologjisë. Është e projektuar si reference për elitat kulturore dhe boten akademike universitare, gjithashtu synon te influencojë në përmirësimin e kurikulave shkollore dhe akadamike

Revista Shkencore MEDIUS: About
med1.png
medius-nr-2.jpg
mediues-nr-3.jpg
medius-nr-4-identiteti-perballe-modernitetit.jpg
67080662_1350655085092240_7984446822917603328_n.jpg
revista-medius-nr-6.jpg
revista-medius-nr-7.jpg
90784457_1578033322354414_4417272335204089856_n.jpg
revista-medius-nr-9-10.jpg
medius-nr-11-12-fuqia-e-se-papritures.jpg
medius-nr-13-30-vjet-tranzicion-ku-jemi-sot.jpg
gggggg.jpg

SHOQËRIA E SPEKTAKLIT, KUJT DUHET T’I BESOJMË?

Instituti 'MEDIUS'

Bota sot po sheh në ekrane apo portale fenomene të cilat, për shekuj me radhë, i ka konsideruar si “vetëm familjare”, apo “vetëm të një komuniteti” apo “të fshehta përvëluese”. Kësaj panorame, ku më së shumti nxiten anët më të errëta të natyrës njerëzore dhe jo kulturimi i tyre, i ka paraprirë largimi i librit dhe përhapja e gjerë e televizionit dhe portaleve “rozë”, të cilat, në vend të nxitjes së mendimit kanë synim argëtimin dhe vdekjen e mendimit individual. Ndaj në shoqërinë shqiptare është më e lehtë të besohet gënjeshtra. Ashtu siç e kishte parashikuar edhe Xhorxh Oruell në romanin “1984”, se në vende ku funksionon apo ka funksionuar diktatura, gënjeshtra është disa hapa përpara të vërtetës.
Por, a ka shpresë, pas zgjimit më të madh të anëve të errëta të njeriut? Njerëzimi ka patur në historinë e vet kohë të errëta, por që ka mundur gjithnjë t’i kapërcejë. Por kapërcimi nuk ka qenë i mundur pa u mbështetur më parë tek institucione morale, institucione që e kanë bazën në besim, që i japin më shumë arsye bindëse njeriut se përse duhet të mendojë mirë dhe bëjë mirë.

meso me shume

30 VJET TRANZICION, KU JEMI SOT

Instituti 'MEDIUS'

A mund ta përkufizojmë tranzicionin?

....Sociologu Talcot Parsons vëren se në interesat helmojnë gjuhën dhe një gjuhë e helmuar të çon drejt mendimeve dhe zgjidhjeve të helmuara. Ky radiokativitet shpirtëror, që vjen nga monopolizimi i informacionit dhe ideve nga qeveritë, vë në rrezik mendimet alternative në çdo shoqëri. Sepse aty ku monopolizohet informacjoni, dija rrezikon të zëvendësohet me fuqinë, dhe shumë e më shumë qytetarë ia delegojnë vendimet për veten të tjerëve, duke u dorëzuar me bindje atyre edhe vullnetin – pikërisht pasurinë më të madhe që ka patur njeriu në çdo kohë: “Vullnetin për ndryshim”.

Por, tranzicioni nuk është emocion, nuk është as thjesht një opinion. Tranzicioni është pikërisht pafuqia jonë për t’u përballur me të vërtetën tonë, ndaj dhe përkufizimi vijon të mos ketë emër, të paktën për aq kohë sa nuk e shohim dot vetën pasqyrën e përditshmërisë sonë....

meso me shume

FUQIA E SË PAPRITURËS- SI PO NDIKON NË JETËN TONË COVID-19?

Instituti 'MEDIUS'

Pas kaq muajsh nën pushtetin e “jetës pandemike”, pjesa më e madhe e njerëzve në botë nuk janë ende të qartë se si nisi e as se kur do të duket ndonjë fund në horizont.

Për herë të parë elitat, thuajse nën të njëjtin zë, janë rreshtuar përkrah vendimeve të autoriteteve, ndërsa diktati i autoriteteve shëndetësore ka mbërthyer përpara ekraneve, kompjuterëve apo telefonave miliona njerëz në çdo cep të botës, me shpresën se zbulimi i vaksinës apo imuniteti i fituar i turmës do të ulë sadopak frikën nga virusi.

Ndoshta duhet të pranojmë se jemi trembur, jo se kemi pranuar apo kuptuar se dimë pak, por sepse pyetjet e rëndësishme të ekzistencës sonë gjenden në periferi të jetëve tona, në periferi të debatit mbarëbotëror. A trembemi kur kuptojmë se sa pak dimë? Në fakt, nuk ka ndonjë manual udhëzimi që të na qartësojë rrugët e njohjes apo të shmangies së frikës.

Në kohën kur ateistët kanë kthyer sytë nga Zoti, apo kur shumë besimtarë u janë drejtuar teorive konspirative, vështirë të ndërtosh ura të sigurta për përballjen tonë me frikën. Për ironi, edhe pse autorë, si: Tuqididi, Sadiu, Bokaçio, Defo, Manzoni, Kamyja e shumë e shumë të tjerë, filozofë apo shkrimtarë, kanë përshkruar me imtësi këtë botë të dyzuar për shkak të së panjohurës, duket sikur gjithkush kërkon të udhëtojë me frikën e kohës së vet.

meso me shume

SHQIPËRIA, ÇFARË SHKOI KEQ?

Instituti 'MEDIUS'

Shpella jonë e mendimit në këta tridhjetë vjet të ndryshimit politik ka nevojë për çlirim. Por, që të marrim shtegun e duhur për të dalë nga kjo shpellë, është e rëndësishme të pyesim: A mundëm vallë në këtë kohë të shquajmë imazhin nga realiteti?

A arritëm që ta lexojmë saktë humbjen e koncepteve të rëndësishme për jetën gjatë diktaturës: konceptin e të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, atë të lirive fetare e politike?

Për tridhjetë vjet munguan studimet që të tregonin se sa ishte e gatshme elita që trashëguam nga komunizmi t’i ndryshonte këto koncepte. Të ardhur nga një shkollë e bindjes dhe jo e kuptimit të lirive dhe ndërthurjes së mendimit individ- shoqëri, shumica e të zgjedhurve, edhe pse me grada shkencore dhe emër publik, dolën se ishin më së shumti “teologë” të kulturës së diktaturë, pa mundur dot t’i lëvrojnë të drejtat që vijnë nga zbatimi i ligjit apo morali i besimit në Zot.

Frika se një shoqëri që kishte humbur besimin te Zoti do e kishte të vështirë të rigjejë rrugët e gjykimit moral, duket se rezultoi e vërtetë.

meso me shume

 MAJTA APO DJATHTAS- SI ORIENTOHEMI SOT?

Instituti 'MEDIUS"

Revista “Medius” nr. 8 vjen përpara publikut me disa pyetje dhe analiza që rrekin të shpjegojnë kufijtë e brishtë që ndajnë sot të majtën me të djathtën nga aplikimi i përditshëm jo vetëm në realitetin shqiptar.

Por, a rrezikojmë ne nga kjo zhdukje kufijsh mes së majtës dhe së djathtës?

Ky debat mbetet gjithnjë një vëzhgim i rëndësishëm, sidomos për atë ç’ka do mendojmë ne lidhur me kulturën, pronën, të drejtën, oligarkinë, e mbi të gjitha, për praninë apo jo në jetën tonë të besimit në Zot.

Në këtë rugëtim, ne mund të përfitojmë shumë nga debati i sotëm i ndeshjeve ideologjike në mbarë botën, por njëkohësisht na lipset të lexojmë edhe atë që thuret në përditshmërinë tonë që rrallherë e lexon të shkuarën.

meso me shume

A DUHET T'I BESOJME ARSIMIT SOT?

Instituti 'MEDIUS'

"A kemi diskutuar për vlerën që ka arsimi sot? A vijojmë ne si shoqëri të ndjekim trendin e shkollimit që kishim gjatë kohës së diktaturës, ku shkolla shihej si një rrugë për t’i shpëtuar një pune krahu, apo vërtet kemi etje për dije?

A pasqyrohen realisht ndryshimet shoqërore dhe a debatohet për ndërthurjen mes traditës sonë kombëtare dhe nevojave për t’u integruar në shoqërinë e përbotshme? A e kemi vlerësuar ne dijen apo e kemi parë si një formalitet për të ngjitur shkallët e karrierës, duke i shkaktuar një dëm shoqërisë përmes rrejshmërisë, një hap që më pas bjerr jo vetëm dëshirën për shkollën por edhe për dinjitetin njerëzor?"

meso me shume

REALITETET E PROPAGANDËS

Instituti 'MEDIUS'

Ndryshimet semantike në shoqëritë e sotme mbi të vërtetën dhe gënjeshtrën kanë zhvendosur kufijtë e imagjinatës dhe të realitetit, për pasojë, edhe të së drejtës dhe së padrejtës. Shoqëritë, qofshin këto demokraci liberale, autokraci apo diktaturë, mbeten të ndërvarura nga fuqia e propagandës. Por, a është suksesi meritë vetëm e atij që e ndërton propagandën, apo edhe e individëve apo grupeve shoqërore që e mirëpresin atë? Natyrisht që trofeun publik e marrin zakonisht hartuesit dhe zbatuesit, pa pohuar se strategu i rëndësishëm i suksesit të propagandës është gatishmëria e shoqërisë për ta pranuar atë. “Medius” sjell këtë numër një sprovë për të parë disa nga realitetet që krijon propaganda, spektakli i fjalës, sidomos në një kohë kur ajo përdoret nga politika, biznesi, kultura dhe çdo fushë e marrëdhënieve njerëzore. Parë nga këndvështrimi që ka sjellë përparimi i teknologjisë, alternimi i mediave sociale me ato tradicionale, përdorimi i secilës dritare personale teknologjike si prodhuese lajmesh, sjell nevojën për t’iu përgjigjur një pyetjeje: A e ka ruajtur apo prishur komunikimin propaganda?

meso me shume

A DIMË TË PROTESTOJMË

Instituti 'MEDIUS'

Ae kanë bërë protestat botën më të mirë? A mund të besosh se e ke bërë detyrën tënde nëse nuk ke protestuar ndaj padrejtësive? A mjafton qoftë edhe një person i vetëm në protestë, apo nevojiten shumë mbështetës që ajo të arrijë qëllimin e saj? A na bën protesta gjithmonë më të lirë? Cili është fati i protestave në Shqipëri dhe ai kemi lexuar pasojat e tyre? Në ditët e sotme shumë përgjigje nuk varen mëvetëm nga idetë apo kuraja e një individi a grupi individësh. Më shumë se gjithçka, për fatin e protestave, sot kanë vendosur dhe vendosin mediat, sidomos ato tradicionale, që herë kanë shërbyer si katalizatorë për përfshirje, e herë kanë luajtur rolin e zjarrfikësit, duke mbështetur hapur pushtete apo klane të rëndësishme ekonomike. Nga ana tjetër, pa median, tradicionale apo të re, nuk e ka të lehtë asnjë lëvizje apo ide të përhapet sot e të arrijë qëllimin për të cilën nis betejën.

meso me shume

IDENTITETI PERBALLE MODERNITETIT

Instituti 'MEDIUS'

Identiteti mbetet gjithnjë një sfidë, por përballë modernitetit kjo sfidë është çdo ditë dhe më e madhe për shkak se tradita, demokracia, besimi, tjetri dhe vetja kanë ndryshuar si pasojë e diktaturës së spektaklit.

meso me shume

MITE APO HISTORI

Instituti 'MEDIUS'

Do të ishte krejtësisht e lehtë të binim të gjithë dakord se lufta për të njohur botën dhe vetveten kanë qenë betejat dhe aventurat më të mëdha shpirtërore të njeriut. Në këtë luftë njeriu shpesh ka anuar nga ajo që dëshiron të jetë dhe jo nga ajo që ai ka qenë apo që ka mundur të jetë. “Shpjegimi historik nuk është thjesht shpjegimi i ngjarjeve që pasojnë njëra tjetrën, porse nxjerrja në pah e kuptimit të tyre... sa më mirë që ta demonstrojë karakterin e domodoshëm të një ngjarjeje, të një veprimi, të një personaliteti, aq më mirë e ka kuptuar studiuesi ngjarjen, aq më i thellë mendimi i tij dhe më pranë të së vërtetës përfundimtare gjithëpërfshirëse” shprehet filozofi Izajah Berlin në librin e tij “Idetë politike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë”, duke treguar dy rrugët që ndajnë këndvështimet mes konceptit shpirtëror sipas Hegelit dhe konceptit tërësisht material sipas Marksit.

...

meso me shume

TEKNOLOGJIA

SFIDAT DHE DILEMAT NE JETEN TONE

Instituti 'Medius'

Është gati e pamundur të shmangim sot debatin mbi ndryshimet që ka pësuar jeta jonë nga teknologjia, nga ritmi i komunikimit. Rrugët për te tjetri, për te dija, për te mundësia për të patur një jetë më të shëndetshme e më të gjatë, tashmë janë rrugë që gërshetohen të gjitha me praninë e jashtëzakonshme të fuqisë teknologjike. Por, në fakt, cilët do të jemi ne pas disa vitesh kur teknologjia të ketë zënë një vend edhe më të madh në jetët tona? A mund të flasim njësoj për moralin, besimin, për demokracinë e, sidomos, për të vërtetën, atëherë kur robotika të jetë bërë pjesë normale e përditshmërisë? Cili do të jetë kuptimi ynë për “Veten” dhe “Tjetrin”? Përballë një realiteti ku algoritmet dhe teknologjia do të kenë krijuar “njeriun e jashtëzakonshëm”, shumë nga pikëpyetjet e derisotme, përmes të cilave kemi projektuar dhe jetuar rrrugëtimin dhe komunikimin tonë, rrezikojnë të humbin kuptimin me të cilin jemi mësuar dhe kemi ndërtuar apo rindërtuar jetët tona.

meso me shume

DHUNA, FYTYRA DHE PASOJAT QE KA SOT

Instituti 'MEDIUS'

Ndoshta sepse dhuna është shumëdimensionale. Por që motorri i dhunës të nisë të lëvizë shkaqet janë të ndryshme – historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia. E nëse nuk e shohim dhe e studiojmë që në origjinë problemin e dhunës, atëherë do të merremi vetëm me institucionin e ndëshkimit, siç ndodh sot rëndom ku flitet vetëm për dhunën në familje apo dhunën ndaj fëmijëve. Por kjo lloj dhune, edhe pse banale dhe fyese për gjithë shoqërinë, është ndoshta forma më e dukshme dhe më lehtësisht të dënueshme, pasi është dhunë e identifikueshme. Çështje të tjera, që duket se e prodhojnë dhunën, por që janë të vështira të dallohen si prodhuese të dhunës, janë në fokus të këtij numri.

meso me shume
Revista Shkencore MEDIUS: Books

+38269880384

©2022 by Libraria Ulqini. Proudly created with Wix.com

bottom of page