top of page

KËNDI I FËMIJËVE

Diçka për të gjithë

Këndi i fëmijëve ështe këndi me i bukur tek Libraria Ulqini, një kënd që përmban libra për të gjitha moshat nga 0-7 vjeç e deri në 15 vjeç.

Colorful Book Spines
Këndi i fëmijëve: Product
17932993945876753.jpg

DITARI I DJALOSHIT NERD

Philip Osbourne

Fill është një djalë shumë i zgjuar, por mjaft gënjeshtar, për këtë arsye futet vazhdimisht në telashe. Ai i përjeton të gjitha aventurat së bashku me skuadrën e tij shumë të këndshme.

18012299998362996.jpg

MARTI PENTS 2, MOS E PREK

Mark Parisi

Marti Pents rikthehet në aventurën e tij të dytë! Dhe e gjen veten krejt papritur në një situatë “të leshtë” që është vërtetë shumë e ngatërruar, madje edhe për të. Marti duhet të vendosë të gjitha aftësitë e tij përballë një testi të ri ndërkohë që ky mister i ri mund të çojë në pasoja monstruoze.

Kur Marti gjen një fletë të grisur nga ditari i motrës së tij, Erikës, ai pret të të lexojë se si është të jesh më e mira e fëmijëve të familjes Pents. Por, ajo që zbulon ai është diçka e jashtëzakonshme. Erika ka shkruar një sekret për të, ose më saktë, për çfarë është ai. Por, pjesa më e rëndësishme e fletës, që edhe tregon identitetin e vërtetë të Martit, mbetet e kyçur në dhomën e të motrës.

17904827231353449.jpg

DJALI MILIARDER

David Williams

Nëse të ka ndodhur ndonjëherë që fëmija të qajë, apo të jetë i pakënaqur, edhe kur ia ke plotësuar të gjitha kushtet, - gjëja më e mirë është të lexojë këtë libër. Sepse i tillë është edhe personazhi ynë, Xho Spadin i ka të gjitha, por i mungon një shok. Ky libër është aq i thellë, dhe aq i vlefshëm saqë David Walliams ka ka lënë një tjetër magji për të vegjlit....

Njihuni me Xho Spadin, 12-vjeçarin më të pasur në botë. Xhoi ka ç’ti dojë zemra: makinën e vet të garës Formula Një, njëmijë palë atlete, madhe edhe një arangutan për shërbëtor!

Por, Xhoi duket se nuk i ka të gjitha: Ai ka nevojë vetëm për një gjë, një shok...”

17946091441633646.jpg

DJALI NE FUND TE KLASES

Onjali Q. Rauf

Një rrëfim aq sa i dhimbshëm edhe plot humor, Djaloshi në fund të klasës është perspektiva e një fëmije mbi krizën e refugjatëve, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe mirësisë në një botë që nuk ka gjithmonë kuptim.

Dikur ishte një karrige bosh në fundin e klasës time, por tani një djalë i ri i quajtur Ahmet është ulur në të. Ai është nëntë vjeç (sikurse unë), por është shumë i çuditshëm.

Ai kurrë nuk flet dhe kurrë nuk buzëqesh dhe nuk i pëlqen ëmbëlsirat - madje as lëngjet e sheqerosura të limonit, që janë të preferuarit e mi!

Svonoj shumë dhe e mësova të vërtetën: Ahmeti në të vërtetë nuk është aspak i çuditshëm.

Ai është një refugjat që u arratis nga lufta. Një e vërtetë e hidhur, me bomba dhe zjarre dhe zënka që marrin jetë njerëzish.

Dhe sa më shumë të mësoj për të, aq më shumë dua ta ndihmoj. Bashkoj fuqitë me miqtë e mi më të mirë Xhozin, Majkëllin dhe Tomin. Sepse do e shihni, që të gjithë bashkë ja dolëm ta thurrnim një plan . . .

Këndi i fëmijëve: Books

+38269880384

©2022 by Libraria Ulqini. Proudly created with Wix.com

bottom of page