
PERZGJEDHJET TONA
Zgjedhjet tona të Stafit përfshijnë disa nga titujt kryesorë të disponueshëm në Libraria Ulqini. Ky koleksion ka diçka të këndshme për të gjithë - nga lexuesit me përvojë e deri tek shfletuesit e rinj të librave. Na kontaktoni ose kaloni për më shumë informacion.
SKENDERBEU
NJE HISTORI POLITIKE
Aurel PLASARI
Libri "Skërdebeu, një histori politike: është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për studimet më të suksesshme për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar figurës dhe epokës së tij.


AGJENTË PERANDORAKË, NJË FAMILJE SHQIPTARE NË BOTËN MESDHETARE TË SHEKULLIT XVI-TË
Noel MALCOLM
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare.
Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot.
Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll.


LEHTESIA E PADURUESHME E QENIES
Milan KUNDERA
Milan KUNDERA
Autori i njohur i Çekisë dhe nga më të njohurit e kohës.
Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki deri në rënien e regjimit nga revolucioni Velvet 1989.
Një nga veprat e tij më të njohura është dhe " LEHTËSIA E PADURUESHME E QËNIES" në të cilën autori në një menyrë briliante përfshin një romancë madhështore të pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve.
ALKIMISTI
Paulo COELHO
PAULO COELHO
autori i mirenjohur i kesaj epoke, i nderuar me shumë çmime të rëndësishme.
Në vazhdën e shumë librave të tij patjeter që veçohet libri "Alkimisti" ku si themel i tij është gjetja e fatit të njeriut, ku shpaloset më së miri njeriu si qënie që çdo gjë është e pavlerë për të kur në pyetje është dashuria për të arritur qëllimin.
Ky libër me shumë sesa një aventurë është reflektues i një realtiteti.